SPAK nuk heq dorë/ Kërkohet rinisja e gjykimit për Fatmir Mediun

0
200

Bëhet me dije se Saida Dollani është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun në Apelin e Posaçëm. Gazetarja Klodiana Lala shprehet çështja do të shqyrtohet nga kjo gjyqtare e vetme.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Ndërkohë çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here