Google search engine
Home Aktualitet Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Policia del me detajet zyrtare për plagosjen...

Ngjarje e rëndë në Shkodër/ Policia del me detajet zyrtare për plagosjen e dy vëllezërve, zbardhet motivi

0
251

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër, ku u raportua për dy vëllezër që kishin mbetur të plagosur.

Policia ka dalë me detajet zyrtare, ku sipas burimeve e gjithë ngjarja ka nisur për shkak të një konflikti fizik për motive pronësie.

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here