Google search engine
Home Politike Trazoi ujërat/ Deklarata e sekretares së re të PD për Sali Berishën...

Trazoi ujërat/ Deklarata e sekretares së re të PD për Sali Berishën shkaktoi “furtunë”, Basha merr vendimin drastik (Publikohet SMS)

0
262

Jonila Godole, sekretarja e re e Partisë Demokratike për të përndjekurit ditën e djeshme dha një intervistë televizive ku ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në PD. Jonila Godole bënte thirrje për distancim të PD-së nga lideri historik Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA.

Pas deklaratës së Godoles, ende pa nisur punë, strukturat e reja drejtuese të Partisë Demokratike kanë marrë urdhër të shmangen qëndrimet personale në media dhe të mos japin intervista për tema që nuk janë rakorduar me partinë.

Nënkryetari i ri Alfred Rushaj, i zgjedhur kryetar i grupit parlamentar, ndalon kolegët të dalin në media pa marrë më parë miratimin e zyrës së shtypit të partisë.

Trazoi ujërat/ Deklarata e sekretares së re të PD për Sali

Intervista e saj me titullin ku bëhej thirrje për distancim nga Berisha, u publikua nga Rilindja Demokratike, organ zyrtar i partisë, por u zhduk nga faqja më pas si pasojë e reagimeve që krijoi. Çfarë mbeti është një sqarim i kryeredaktorit Bledi Kasmi ku nënvizon se Sali Berisha vijon të gëzojë mbështetjen e partisë.

“Asgjë nuk na lëkund nga besimi se Berisha në funksionet e tij të të bërit shtet dhe opozitar, në të gjithë dimensionin e tij politik mbetet burrë shteti, por fjala e lirë është tjetër, pasqyrimet e saj janë tjetër dhe qëndrimet mbi to krejt tjetër. Mirënjohje të gjithë lexuesve për sugjerimet e tyre.

Bledi Kasmi, kryeredaktor i “RD”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here