Zbardhen detaje nga tentativa arratisjes të dy të burgosurve nga burgu 313.
Mësohet se plani për arratisje është ndërmarrë nga Arbër Çekaj i dënuar pak kohë më parë për sasinë rekord të drogës kapur në magazinën e tij në Maminas.
Personi i dytë është Fatmir Pjetri.
Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushim e hyrjes së administratës.
Por tentativa e tyre ka rezultuar pa sukses.
Ata tashmë do të përballen me akuzën e tentativës së largimit nga vendi vuajtjes së dënimit.
Kujtojmë se ish-ambasadori amerikan Donald Lu kur ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është ‘peshk’ i madh dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.








































