Google search engine
Home Bota Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën gurë e shishe...

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën gurë e shishe uji në drejtim të këtij kryeministri, qëllohet keq në kokë duke përfunduar me urgjencë në spital

0
388

Kryeministri i Caraibeve, Ralph Gonsalves, ka përfunduar në spital pasi u plagos në protestat që po zhvillohen kundër vaksinimit për Covid-19.

“Reuters” shkruan se Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit, në momentin që është goditur në kokë nga një gur.

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja vihet se si kryeministri është i gjakosur. Atë e kanë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për në drejtim të spitalit.

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ministri i Financave ka zbuluar se Gonsalves është transferuar në Barbados për një skanim MRI sipas këshillës së stafit mjekësor.

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën

Nga ana tjetër, thuhet se protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar planet që shumicës së punonjësve shëndetësorë të vijës së parë t’u kërkohet që të vaksinohen kundër Covid-19.

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën

Protesta nuk ishte edhe aq paqësore, pasi u hodhën gurë dhe shishe uji. Gjithashtu bëhet e ditur se në vend janë shënuar 2,298 raste të koronavirusit dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thotë universiteti.

Plasin protestat e ashpra kundër vaksinimit covid-19/ U hodhën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here