Google search engine
Home Aktualitet Parashikimi i motit/ IGJEUM del me njoftimin zyrtar: Ja zonat e rrezikuara...

Parashikimi i motit/ IGJEUM del me njoftimin zyrtar: Ja zonat e rrezikuara nga zjarret

0
282

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se shumica e vendit do të vazhdojë të jetë nën kërcënimin e rrezikut të zjarreve. Në parashikimin për ditën e sotme dhe të nesërme theksohet se nuk do ketë reshje.

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO 

RESHJET 

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 35 °C

Era

Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Parashikimi i motit/ IGJEUM del me njoftimin zyrtar: Ja zonat e rrezikuara nga
Parashikimi i motit/ IGJEUM del me njoftimin zyrtar: Ja zonat e rrezikuara nga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here