U shkarkuan nga Vetingu, SPAK mbyll hetimet për Fatos Lulon dhe Bashkim Dedjan, e çon çështjen për gjykim.Bashkim Dedja, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe Fatos Lulo anëtar i saj, janë vënë nën hetim nga ana e SPAK për fshehje të të ardhurave si dhe deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa më herët është vendosur sekuestro dhe ndaj disa pronave të tyre.
Në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se ndaj Lulos janë ngritur akuzat për ”refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasirve, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, pse i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer në formën e deklarimit të rremë.








































