SPAK ankimon vendimin e GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

0
32

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar sot në Apel vendimin e GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për rihetim të Mediut për tragjedinë e Gërdecit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot SPAK ka dorëzuar zyrtarisht ankim kundër vendimit të gjyqtarit Erjon Çela për rigjykimin e Fatmir Mediut. SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesëne SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit. Gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme me argumentin se ndjekja penale u parashkrua dhe se prokuroria nuk e hetoi për 10 vjet.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj