Plas sherri në PD! Tritan Shehu shpërthen ndaj Fatbardh Kadillit: Turp i vërtetë! Kjo është një gënjeshtër monstruoze dhe një provokim i ulët

0
167

Deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu ka komentuar deklaratat e Fatbardh Kadillit pasi ky i fundit u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të futet në Parlament.

Tritan Shehu i kujton se Berisha ka qenë promotor ii parë i parimit të madh të dashurisë dhe respektit të pakufishëm të PD ndaj SHBA.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Po lexoj ne media qe Kadilli duke sulmuar dhe Bashen paska thene:

Mbeshtetesit fanatike te Berishes jane kthyer ne antiamerikane!

Sikur te kishte zbuluar talebanet ne PD flet ky Kadilli!!!

Dhe pastaj enderon te behet dhe kryetar i PD!

Turp i vertete ky.

Kjo eshte vetem nje genjeshter monstruoze dhe nje provokim i ulet.

Dashuria e respekti i pa kufishem per ShBA ka qene ne themel te PD, qe ne lindje te saj…e vazhdon te jete ne te gjitha nivelet e kesaj partie, edhe pavaresisht debateve tona te brendeshme.

Dhe promotori i ketij parimi te madh ka qene pa nderprerje pikerisht Berisha vete.

E tille vazhdon PD edhe sot me kryetar Bashen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here