Google search engine
Home Politike “PD nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”/ Takimi...

“PD nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”/ Takimi në selinë blu, ambasadorja Yuri Kim zbardh ultimatumin që i ka dhënë Bashës për Sali Berishën

0
235

Ambasadorja Yuri Kim pas takimit që zhvilloi sot me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në një prononcim për mediat dha një mesazh të fuqishëm.

Kim u shpreh se do të ishte ironike që PD të hante bar për hir të një deputeti të inkriminuar, duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA.

“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE. Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyrtuar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë. PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, tha Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here