Google search engine
Home Aktualitet Dëmtimi i fiderit, OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës

Dëmtimi i fiderit, OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët e Tiranës

0
231

OSHEE ka dhënë një njoftim zyrtar disa orë pas dëmtimit të fiderit A4 të nënstacionit rajonal në Tiranë.

Sipas informacionit, aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e ‘’Don Boskos’’.

Segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga nënstacioni deri tek kabina e parë e fiderit ësthë pa energji, ndërkohë pjesa tjetër është e furnizuar.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Vijon puna nga brigadat e avarisë për riparimin e fiderit A4 të NST Rajonal, ku aktualisht segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga N/Stacioni deri te kabina e parë e fiderit është pa energji.

Pjesa tjetër e linjës është furnizuar me energji nga fideri  L6 të NST Qendër.

Aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e Don Boskos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here