“Ngatërruam koncert”/ Shkoi gabimisht në aktivitetin e organizuar nga partia kundërshtare, këngëtari Redon Makashi tregon momentin e sikletshëm

0
242

Këngëtari Redon Makashi i ftuar sot në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ tregoi një moment të sikletshëm me të cilin është përballur teksa po shkonte në një koncert të organizuar nga një parti politike.

Ai rrëfeu se në vitet ’95 teksa po shkonin në koncertin e organizuar nga një parti politike në kuadër të fushatës zgjedhore, ishin ngatërruar dhe kishin shkruar në koncertin e partisë kundërshtare.

“Ishte në vitet ’95 kur organizoheshin aktivitete për fushatat elektorale nga partitë politike. Ishte një rast në Durrës, ishim me Dashnor Dikon, ndaluam makinën dhe shkuam tek një koncert, por kur shohim që ishim tek partia tjetër. Njerëz për njerëz ne vrapuam por kur shoh del deputeti i partisë x, thashë që ne nuk jemi tek kjo.”, tregoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here