Juventus-Barça ideojnë lëvizjen e madhe, shkëmbimi Dibala-Griezman do të bëhet kokë më kokë

0
266

Merkato po ndizet në Spanjë dhe Itali. Ndërkohë, klubet e mëdha po ideojnë shkëmbime të “rënda”, ku Juve e Barça po shkojnë drejt marrëveshjes

Merkato ka hyrë në një fazë intensive të saj. Klubet e mëdha europiane po nxitojnë të përmbushin objektivat e tyre në treg, para se të mbyllet ky muaj, sepse më pas nisin përgatitjet intensive për sezonin e ri. Piketat janë hedhur dhe lista e emrave të dëshiruar është shpalosur me kohë, por disa syresh ende nuk kanë lëvizur në treg dhe këtu bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Ndërkohë, sipas medias së rëndësishme spanjolle, “L’Equipe”, Antuan Griezman, i cili është pjesë e Barcelonës, mund të përfundojë në sezonin e ri në Serie AQ italiane, sepse atë e kërkon Juventusi dhe për këtë “Zonja e Vjetër” italiane ka ideuar një shkëmbim me argjentinasin Paulo Dibala. Gjithçka mund të ndodhë në ditët në vijim, teksa shkëmbimi duket se plotëson ato boshllëqe që kanë lënë lojtarët në sezonin e kaluar. Al;egri e Do Griezmanin për të sjellë risi tek Juventusi, ndërsa Barça do Dibalanë t’i shërbejë Mesit me teknikën e tij. Në fakt, sikurse raporton media në fjalë, ndonëse u transferua me bujë në “Camp Nou” dy vite më parë, Antuan Griezman është shndërruar në një telash për skuadrën e Barcelonës, pasi jo vetëm nuk po arrin të përshtatet me stilin e lojës, por peshon jo pak edhe në bilanc me pagën e tij neto prej 18 milionë eurosh. Pak ditë më parë drejtuesit e klubit katalanas bënë një përpjekje për ta rikthyer në Madrid, në një formulë shkëmbimi me mesfushorin Saul Niguez, por negociatat dështuan, pasi Atletiko nuk ishte gati të marrë përsipër pagën faraonike të sulmuesit francez, ndërsa tifozët e “Los Colchoneros” nuk ia falën atë largim më 2019-ën. Së fundi drejtuesit e Barcelonës po mendojnë një tjetër rrugë për të larguar francezin nga skuadra, pasi siç raporton e përditshmja franceze “L’Equipe”, së shpejti do t’i propozohet Juventusit një shkëmbim kokë më kokë me argjentinasin Paulo Dibala. Momentalisht bëhet fjalë thjesht për një ide, por që mund të mirëpritet edhe nga drejtuesit e Juventusit, të cilët deri tani nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët me argjentinasin Dibala, për rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme. Gjithsesi edhe në këtë rast problem mund të bëhet paga e lartë e Griezman, i cili nuk ka ndërmend të sakrifikojë asnjë cent nga 18 milionë euroshi dhe për sa kohë që Juve ka në organikë Kristiano Ronaldon, e ka të pamundur të përballojë edhe një tjetër pagë të tillë stratosferike. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se çfarë strategjie do të ndjekë Juventusi për të shkurtuar shpenzimet dhe për të rritur kualitetin e grupit, nga ku varet dhe objektivi në sezonin e ri. Gjithsesi, shkëmbimi Griezman-Dibala është i mundur dhe klubeve duket e kjo gjë u leverdis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here