U kap në Kolumbi, koka e trafikut të drogës i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri, zbardhen detajet kush është “Jimmy”

0
184

Koka e trafikimit të kokainës është arrestuar në Kolumbi. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Çerma, njohur ndryshe me nofkën “Jimmy”, i cili së bashku me katër bashkëpunëtorët e tij janë kapur në flagrancë nga autoritetet kolumbiane. Gjatë kohës që po bëhej aksioni për arrestimin e tij, policia ka zbuluar dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 333 kilogramësh kokaine dhe dy miliardë pesos, të cilat në konvertim kapin vlerën e gati 450 mijë eurove. Sipas mediave kolumbiane, grupi kriminal u godit nga DEA amerikane dhe arrestimi i kreut të grupit, Agim Çerma u bë në shtëpinë e tij në qytetin e Palmirës. “Jimmy” kishte përgjegjësinë e marrjes dhe transferimit të parave të ardhura nga Europa për të blerë kokainë në Kolumbi. Për këtë ai shtirej si një shitës i produkteve kozmetike në qytetin Barranquilla dhe pas marrjes së parave, ai kujdesej për dërgesën e drogës në Europë, e cila përgjithësisht trafikohej në rrugë ajrore përmes fluturimeve charter. Në ndihmesë të garantimit të këtij transporti bëhej falë lidhjes që ky grup kriminal kishte me kartelin kolumbian të drogës, “Clan del Golfo”. Ky kartel droge ushtronte veprimtarinë e tij në rajonin e Urabá dhe në bashkëpunim me FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë), kishin korruptuar kontrolluesit ajrorë të trafikut për të lëvizur të qetë në trafikun e drogës, në pjesën jugperëndimore të Kolumbisë.Ad by Valueimpression

Ja kush është “Jimmy”

Agim Çerma, i cilësuar si “Eskobari” i trafikimit të kokainës është dënuar më parë më burgim të përjetshëm për vrasje në vendin tonë. “Jimmy” akuzohet se ka vrarë shtetasin Gëzim Liçin në vitin 1997, në Elbasan, ku gjithashtu mbetën të plagosur edhe disa efektivë të policisë së Elbasanit. Shkalla e Gjykimit të Elbasanit dhe ajo e Apelit në Durrës dhanë vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm të Çermës. Për ngjarjen e ndodhur në atë kohë, për të njëjtën vepër penale u dënua me 11 vite burg dhe vëllai i tij, Gazmend Çerma. Vendimi për Gazmend Çermën u dha nga Gjykata e Apelit të Durrësit në Gjykatën e Lartë. Pas përfundimit të seancave ligjore, Gjykata Supreme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për të dy vëllezërit. Por Agim Çerma nuk donte këtë dënim dhe bëri një kërkesë ndaj Gjykatës Kushtetuese, në të cilën thoshte se kërkonte rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Elbasanit, Gjykatës së Apelit të Durrësit dhe Gjykatës së Lartë. Pas kërkesës, Gjykata Kushtetuese çoi dosjen në Gjykatën e Elbasanit dhe kjo e fundit ia kaloi Gjykatës së Lezhës, pasi në atë kohë, Agim Çerma vuante dënimin në burgun e Shën Kollit. Ndërkohë, në vitin 2012 me vendimin e gjyqtares Parashqevi Ademi, Gjykata e Lezhës liroi me kusht Agim Çermën nga dënimi përjetë. Disa vite më vonë, ai udhëtoi drejt vendeve të BE-së dhe kaloi oqeanin Atlantik për në Kolumbi, ku ngriti dhe një nga kartelat më të fuqishme të kokainës. Motivet mbeten ende të paqarta për lirimin e Çermës. Kujtojmë se gjyqtarja Parashqevi Ademi u arrestua në 2015 me 4 vite burg për korrupsion. Në këmbim të një vendimi, ajo u filmua teksa merrte një shumë parash prej 200 mijë lekësh nga një qytetar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here