7 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë
Për 7 rastet e reja pozitive me COVId-19 bëhet fjalë për 4 qytetarë nga Tirana, një nga Durrësi, një nga Vlora dhe një nga Devolli.
Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Numri total i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 130,047 qytetarë, ndërsa 2,456 kanë ndërruar jetë.
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3070
Testime totale 831,691
Raste pozitive 132,587
Raste të shëruara 130,047
Raste Aktive 84
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 32
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 3
Durrës 3
Gjirokastër 1
Kukës 1






































