Google search engine
Home Politike Drejtesi U arrestua me urdhër të SPAK/ Fatos Tushe mbërrin në Tiranë, dalin...

U arrestua me urdhër të SPAK/ Fatos Tushe mbërrin në Tiranë, dalin pamjet nga momenti kur hyn në Drejtorinë e Policisë

0
247

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe që u arrestua sot me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë.

Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë.

Fatos Tushe është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë.

Tushe është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Mes të arrestuarve është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit si Gazment Çela zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here