Në emisionin ‘Shqipëria live’ sot erdhi historia e veçantë e dashurisë e Mentor dhe Hanife Mehmetit.
Ata kanë 13 vite të martuar, por historia e tyre është mjaft e veçantë. Ishte shumë e re kur Hanife u dashurua nga TV me ish-ushtarin e UÇK-së të mbetur në karrocë me rrota.
Pasi e pa në TV, ajo u ka thënë familjarëve që do e gjej atë djalë dhe do të martohet me të. Në atë kohë, Mentori ishte 31 vjeç dhe Hanife ishte 20. Familja e kësaj të fundit nuk ishte dakord, e madje edhe Mentori fillimisht nuk ka pranuar që të lidheshin bashkë.
Tashmë ata janë prindër të një vajze dhe shprehen që jeta është e vështirë dhe kanë kaluar shumë sprova, por në fund dashuria ka triumfuar.
Ditën e sotme ata ishin në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku Hanife tregon momentin kur ka parë në TV bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ajo shprehet se i ka pëlqyer si figurë dhe se ka menduar se ai ishte i gatshëm për një grua si ajo.
“Ka qenë në një quiz këtu në Kosovë. E po shikoja dhe u thashë familjarëve se ky do jetë burri im. Nuk i kam shkruar, rastësisht jam takuar me të. E kam puthur në faqe dhe i thashë ishe shumë mirë në TV”, ka shtuar ajo.
Nga ana tjetër, Mentori zbulon se si e rrëmbeu atë pasi familjarët e saj nuk ishin dakord për këtë lidhje.

“Jemi 13 vite bashkë tani. Nuk kam besuar shumë në këto lloj dashurie. Pastaj kjo ishte shumë më e re si unë. E nuk besoja se do të vazhdonte lidhja jonë shumë. Nuk është ndjenjë pëlqimi kur të urojnë, se të urojnë të gjithë. Por kur më puthi më reflektoi një ndjenjë të veçantë. Ka bërë çdo gjë që të jetë afër meje. Është e habitshme që një njeri të afrohet në atë lloj ndjenje pa të njohur asnjëherë. Unë nuk kam menduar për martesë. Sfida ka pasur, familja nuk ka dashur që të ishte me mua. Kjo ka ikë prej shtëpisë dhe unë e kam grabit. Tani çdo gjë shkon mirë me familjen e saj”, tregon Mentori.










































