Islanda, maja e një kontinenti të fundosur?/Publikohet studimi i ri që po çudit gjeologët

0
320

Një studim i ri nga gjeologët, ka propozuar teorinë se Islanda është vetëm maja e një kontinenti të gjerë, të fundosur, e ish-superkontinentit të Pangeas. Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti i Durhamit, besojnë se kontinenti i fshehur i ‘Islandës’ mund të mbulojë rreth 231,000 milje katrore nga Groenlanda deri në Evropë.

Teoria e Islandës sfidon idetë e mbajtura prej kohësh si për përbërjen e kores që qëndron në themel të Atlantikut të Veriut, ashtu edhe për mënyrën se si u formuan ishujt vullkanikë si Islanda, shkruan Daily Mail.

Sipas ekipit, një pllakë e tillë e panjohur më parë e kores kontinentale mund të përmbajë gjithashtu burime minerale dhe hidrokarbure të pashfrytëzuara.

Formimi i Pangeas, ndodhi 335 milion vjet më parë, ku të gjitha sipërfaqet e Tokës u bashkuan për të formuar një superkontinent, rreth 57.83 milion milje katror.

Prishja e saj graduale, që zgjati nga rreth 175 në 50 milion vjet më parë, rezultoi në hapjen e Atlantikut dhe çoi në shpërndarjen kontinentale që ne shohim sot.

Në teorinë e re, Pangea nuk u shpërbë plotësisht përgjatë mesit të Atlantikut, por përkundrazi vetëm një pjesë e saj, duke e lënë koren kontinentale të Islandës që të ”kapërcejë” ndarjen.

”Deri më tani Islanda ka vënë në mëdyshje gjeologët pasi teoritë ekzistuese se është ndërtuar dhe e rrethuar nga kore oqeanike nuk mbështeten nga të dhëna të shumta gjeologjike,” shpjegoi udhëheqësi i studimit dhe gjeofizikanti Gillian Foulger i Universitetit të Durhamit.

”Për shembull, korja nën Islandë është e trashë mbi 25 kilometra, shtatë herë më e trashë se kore normale oqeanike. Kjo thjesht nuk mund të shpjegohet. “Sidoqoftë, kur shqyrtuam mundësinë që kjo kore e trashë të jetë kontinentale, të dhënat tona papritmas kishin kuptim”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here