Google search engine
Home Sociale Humbi vëllanë në masakrën e Velipojës! Biznesmeni i fuqishëm i bën premtimin...

Humbi vëllanë në masakrën e Velipojës! Biznesmeni i fuqishëm i bën premtimin e madh familjes: Kam marrë vendimin që…

0
297

Biznesmeni nga Kosova, Shkëlzim Murtezi ka premtuar se do të paguajë shkollimin e vëllait të Musaen Zeneli, Erdisit. Ai shkruan në rrjetin e tij në Facebook, Murtezi shkruan se përveç pagesës së shkollës, do t’i gjejë dhe një vend punë në kompaninë e tij. 

“Në cilësinë e kryetarit të asosacionit për mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, kam marrë vendim që t’ja mbulojmë shpenzimet e shkollimit, studimeve dhe masterit, në cilëndo shkollë dhe fakultet publik ose privat në Kosovë, për vëllaun e Myzerimi Zenelit, i vrarë në Velipojë. Në kohën më të afërt do e takojmë familjen e tij. Ndërkohë do shikoj edhe nga ana e kompanisë time se çfarë mund të bëjmë,”-shkruan Shkëlzim Murtezi.

Kush ishte Musaen Zeneli?

Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here