Qeveria gati të shtyjë fiskalizimin, bizneset refuzojnë të zbatojnë sistemin e ri fiskal, Ministria e Financave sinjale tërheqje

0
272

Qeveria është gati të shtyjë procesin e fiskalizimit. Pandemia i ka dëmtuar tepër bizneset dhe shumë prej tyre nuk po mund ta marrin dot veten në kushtet që janë, rrjedhimisht do ta kenë më të vështirë implementimin e një sistemi të ri fiskal. Duke marrë parasysh dhe kërkesat e fundit nga bizneset e vogla dhe të mëdha si dhe nga disa ekspert dhe kontabilist, qeveria po sheh si një opsion të mundshëm shtyrjen e fiskalizimit. Pak ditë më parë Administrata u shpreh se, nuk do të ketë shtyrje të afateve, por do të shmangen penalitet. Ndërsa në një deklaratë në ditën e djeshme Ministria e Financave tha se po shikohen mundësitë për një shtyre tjetër të fiskalizimit për bizneset, të paktën deri në fund të këtij viti. “Qasja e MFE-s dhe DPT në këtë proces është ndihmuese dhe jo ndëshkuese për çdo problematikë që bizneset mund të kenë. Në këtë vijimësi, MFE dhe DPT po diskutojnë opsione nëse është e nevojshme ndonjë shtyrje afati, ndërkohë që në vitin e parë të implementimit të Fiskalizimit strategjia e Administratës Tatimore do jetë edukimi dhe mbështetja e subjekteve me qëllim zbatimin vullnetar të detyrimeve ligjore dhe jo vendosja e penaliteteve dhe dënimeve”, ka raportuar ministria. Kujtojmë se, më herët Ministria e Financave ju dërgoi për konsultim bizneseve aktin normativ për pezullimin e gjobave ndaj fiskalizimit deri më 31 dhjetor 2021. Nisma ligjore u kundërshtua nga ekspertët, pasi sipas tyre procesi i fiskalizimit është i pazbatueshëm dhe vihet në vështirësi nga shumë problematika të hasur në praktikë që nuk rregullohen në legjislacion. Për këtë arsye zgjidhje e domosdoshme do të ishte shtyrja e procesit apo zgjatja e fazës së parë, siç ka ndodhur ne vendet e zhvilluara.

Bizneset “bojkotojnë” procesin

Në deklaratën e dhënë ministria shpjegon se vonesat për vënien në zbatim të procesit janë shkaktuar nga vetë bizneset, sepse shumica prej tyre refuzojnë të bëjnë edhe regjistrimin për hapat fillestar të fiskalizimit. Në një farë mënyrë bizneset në vend po refuzojnë të vënë në zbatim procesin e fiskalizimit, sidomos nga bizneset e vogla që po vuajnë ene krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Prandaj, Financat iu bëjnë thirrje bizneseve që të fillojnë të abdetohen ngadalë me sistemin e ri se, pas këtij viti do të duhet patjetër ta zbatojnë atë. “Subjektet ekonomike përfshirë edhe kontabilistët, audituesit duhet të jenë të përgjegjshëm në kohën e duhur për zbatimin e ligjit. E drejta e marrjes së certifikatës së firmës elektronike ka qenë e mundur me kohë, qe para hyrjes në fuqi të Ligjit të Fiskalizimit dhe nuk kishte arsye te lihej për 2-3 javët e fundit të zbatimit të ligjit kur dihej që para dy vjetësh se kur ky detyrim do hynte në fuqi. Në këtë kuptim, vonesat në proces, pavarësisht se afatet e zbatimit janë shtyrë, janë krijuar edhe për shkaqe subjektive të mosvëmendjes, neglizhencës apo mosvlerësimit në kohen e duhur të procesit nga vetë këta aktor”, deklaroi MFE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here