Intervista me ambasadorin Richard Grenell/ Kryeministri Rama publikon videon që në mëngjes dhe jep mesazhet e fuqishme

0
197

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e intervistës që zhvilloi dje sëbashku me Richard Grenell, ish-të dërguarin e presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë bashkëbisedim me ambasadorin Richard Grenell në televizionin amerikan Newsmax, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.

Në këtë intervistë, kryeministri Rama foli edhe për shpalljen non grata të Sali Berishës në SHBA, duke thënë se është një realitet pikëllues, por tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

Grenell e pyeti Ramën edhe për iniciativën e mini-Shengenit dhe ecurinë deri më tani. Kryeministri teksa dha detaje, zbuloi se vetë Grenell kishte një kontribut të rëndësishëm në këtë nismë.

“Ti kishe një kontribut të rëndësishëm duke treguar me shembuj që është e mundshme, dhe ka një çështje të pa zgjidhur të mos njohjes nga Kosova. Është e mundshme që të përmirësohen jetët e njerëzve. Dhe të punojmë së bashku, për të përmirësuar tregtinë, lirinë e lëvizjes, kapitaleve… Kjo është ajo që nga ana ime po bëj prej vitesh tashmë…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here