Superhëna ose hëna e plotë “luleshtrydhe” do të ndriçojë mbrëmjen e sotme. Njerëzit në të gjithë botën do të shohin një hënë të madhe të artë, për dy deri në tre net, sipas EarthSky .
Përkufizimet e një superhëne mund të ndryshojnë, por termi në përgjithësi tregon një hënë të plotë që është më e ndritshme dhe kalon më afër Tokës dhe kështu duket më e madhe në qiellin e natës.












































