Një aksident tragjik ka ndodhur sot në aksin Fier Vlorë. Në videon e publikuar shihet se makina është shkatërruar plotësisht.
Disa qytetarë po përpiqen që të nxjerrin jashtë të bllokuarit ndërkohë ka ndërhyrë me shpejtësi edhe policia e cila po përpiqet të hap dyert e automjetit.
Dyshohet se ka 3 viktima dhe një person të plagosur. Mes viktimave dyshohet se është edhe një fëmijë.








































