Google search engine
Home Bota Bjellorusia bën një hap pas, merr vendimin e rëndësishëm për gazetarin kritik...

Bjellorusia bën një hap pas, merr vendimin e rëndësishëm për gazetarin kritik Roman Protasevich

0
279

Mediat e huaja raportojnë se Bjellorusia ka liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Duket se shteti i Lukashenkos ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas.Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg dhe ishte në arrati derisa Bjellorusia e lokalizoi duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk.
Fill pasi shkeli tokën bjelloruse, Protasevich dhe e dashura e tij u arrestuan. Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

Gjithsesi Protasevich është ende në gjykim në Bjellorusi dhe sërish ekziston rreziku për t’u dënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here