Stela dhe Çimi i kanë dhënë fund debateve me njëri-tjetrin dhe sot janë bërë çift. Stela është deklaruar për Çimin dhe ai i emocionuar nga kjo situatë, u ngrit që t’i dhuronte një puthje në buzë.
Teksa Stela u kujdes që t’i fshinte buzët, Çimi e rrëmbeu duke i dhuruar një përqafim të ëmbël.
Çimi dhe Stela janë çifti i dytë i deklaruar në Për’puthen +40. Çifti tjetër janë Gilberta dhe Iliri, të cilët patën shumë debate derisa arritën në pikën që të deklaroheshin për njëri-tjetrin.










































