Lëviz gjithmonë me biçikletë/ Jenishehri flet për pasurinë e tij dhe i habit të gjithë: Kam fuoristradë, jam pronar e marr 9 milionë lekë në muaj!

0
196

Deputeti opozitar, Selami Jenishehri i ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ u shpreh se nuk ka nevojë për para dhe rrogën që merr nga Kuvendi. Deputeti ka theksuar se është pronarë i një prone nga e cila merr 900 mijë lekë qira mujore. Ndërkohë i pyetur për përdorimin e biçikletës, ia ka thënë se është preferenciale, pasi ka edhe një makinë fuoristradë.

“Marr 9 milion lek në muaj. Jam pronar i një objekti dhe skam nevojë për lekë. Jam me kontratë qiraje. Kam fuoristradë. Po makina të fut Covid-in. Ndërsa biçikleta i fut trotuarit.”, tha ai.

Ndërkohë Jenishehri ka treguar edhe një histori tjetër nga e kaluara e tij duke thënë se ka qenë një trajner profesionist që me seancat stërvitore bënte që futbollistët të shkonin në një rang profesional gati për kombëtaren.

“Kam qenë trajner futbolli. Por unë kam nxjerr një mënyrë që nga i zakonshëm bëhesh futbollist i jashtëzakonshëm. I kam thënë Federatës hajde më merr. Por ata më thonë bëjë libër dhe ta marr unë. Ilir Kepës i kam bërë 30 seanca. Ilir Pelinku i kam bërë stërvitje për cdo ditë. “, tregoi ai.

Ndërkohë në fund të emisionit, Jenishehri është shprehur se pushimet ka dëshirë që t’i kalojë në Durrës.

“Për pushime kam qejf që të shkoj në Durrës.”, tha Jenishehri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here