Google search engine
Home Politike Dritan Leli ‘sfidon’ Ramën, këshilltarët nxjerrin prapaskenat e forta: Po i njëjti...

Dritan Leli ‘sfidon’ Ramën, këshilltarët nxjerrin prapaskenat e forta: Po i njëjti kryetar i dha leje PD që të zhvillojë…

0
239

Kreu i Këshilltarëve, Anduel Tahiraj në një komunikim për gazetarët tha se pretendimi i kryebashkiakut Dritan Leli, se mbledhja është kundër rregullave anti-Covid nuk qëndron, pasi sot hyn në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve, ku lejohet grumbullimi deri në 50 persona.

“Siç jeni në dijeni në datën 1 qershor, 45 këshilltarë kërkuan një mbledhje jashtë radhe me temë, komunikimin me kryetarin e bashkisë sa i takon problematikave në qytet. Kryetari i bashkisë nëpërmjet një shkrese refuzoi pjesëmarrjen, me pretendimin e masave antiCovid. Ky është një pretendim qesharak, sepse ky kryetar pak ditë më parë, po i njëjti kryetar i dha leje PD që të zhvillojë mbledhje në këtë sallë, jo vetëm të mbushur, por duke mos respektuar masat anti-Covid. Sot hyn në fuqi, vendimi që numri i pjesëmarrësve nëpër takime të jetë 50 persona. Ne në rrugë partiake dhe institucionale i kemi shprehur shqetësimet, duke i kërkuar edhe të reflektojë për qytetin

Qëllimi i kësaj mbledhje është që ne si përfaqësues të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale që ti zgjidhim problemet e tyre. Kryetari i Bashkisë e ka humbur mbështetjen e PS dhe besimin e qytetarëve. Kjo na ka bërë që ne si këshilltarë të marrim në dorë fatet e qytetit duke ushtruar të gjitha të drejtat që na jep ligji për të ndihmuar dhe ushtruar presion, që ato çka në Vlorë nuk po bëhen, punët publike në Vlorë duhet të jenë në nivelin e investimeve”, u shpreh kreu i këshillit.

Kujtojmë se mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë ka dështuar, pasi kreu i bashkisë nuk është paraqitur. Ai kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, ndërsa këshilltarët u paraqitën në teatrin “Petro Marko” në mënyrë që mbledhja të zhvillohej fizikisht, por ky institucion ishte i mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here