Google search engine
Home Politike Fundoset pas denoncimit të PD-së/ Dekriminalizimi djeg një tjetër kryebashkiak të njohur...

Fundoset pas denoncimit të PD-së/ Dekriminalizimi djeg një tjetër kryebashkiak të njohur të PS-së, Prokuroria del me vendimin urgjent: Rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi

0
311

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton me probleme në ligjin e Dekriminalizimit.

Pas hetimeve të kryera, pasi ky kryebashkiak u denoncua nga Partia Demokratike, Prokuroria ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në përfundim të hetimeve, Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Fundoset pas denoncimit të PD-së/ Dekriminalizimi djeg një

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here