Google search engine
Home Politike Seanca në Kushtetuese për çështjen e nxehtë/ Mblidhet GJK, shpërthejnë të revoltuar...

Seanca në Kushtetuese për çështjen e nxehtë/ Mblidhet GJK, shpërthejnë të revoltuar gjyqtarët ndaj Qeverisë dhe Presidencës, përfaqësuesi ligjor i Ilir Metës reagon ‘flakë për flakë’: S’janë administruar provat!

0
253

Gjykata Kushtetuese mblidhet për një temë të nxehtë që lidhet me shembjen e Teatrit. Pas dorëzimit të padisë nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Kujtojmë që  Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar padi, ku kërkonte shfuqizimin e vendimit për  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë dhe të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ngriti pretendimet se nuk janë administruar të gjitha provat ata kanë kërkuar

“Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës”, tha Dervishaj.

Gjykata Kushtetuese i ka tërhequr vëmendjen të gjithëve për mosrespektimin e afateve. Deri më datën 8 palët kanë patur afat për të çuar prova shtesë, ndërsa deri më 10 duhet të paraqisnin shpjegimet. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesat e palëve për të sjellë konkluzionet e ekspertëve të zgjedhur nga vetë ata. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here