Pas humbjes së thellë thirri konferencë urgjente/ A do të vazhdojë bashkëpunimin me Bashën dhe a i çoi mesazh urimi? Flet Kadilli dhe tregon vendimin e fundit që ka marrë: Luli më ka gjetur në parti dhe…

0
179

Pas humbjes së thellë, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka thirrur një konferencë urgjente. Në deklaratën për media, Kadilli bën me dije se do të vazhdojë projektin e tij për ringritjen e Partisë Demokratike.

Kadilli u shpreh se nuk do të heqë kurrë dorë

Ai thotë se nuk do të dorëzohet dhe manifestin e tij do ta shpalosë tek të gjitha strukturat e partisë, në mënyrë që siç u shpreh ai ky të bëhet ligj, madje nuk përjashtoi mundësinë që të thërrasë edhe një referendum.

“Unë nuk jam Luli, unë e pranoj rezultatin. Manifesti politik për ringritjen e PD është projekti kryesor që demokratët kanë përpara. Me këtë manifest PD mund të ringrihet. Unë nuk iki, unë nuk dorëzohen, nuk krijoj parti të re, por do shpalos me këmbëngulje këtë projekt të ri. Vetëm kështu shqiptaret do të kenë një parti të tyre dhe politike bëhet frymëzim për qytetarin.

Unë do të vazhdoj komunikimin intensiv me demokratët. Basha do të njihet me këtë platformë. Unë kam arritur ta përcjell si mesazh, si ide dhe projekt të ri. Ky projekt kishte propozime konkrete dhe con në një ndryshim rrënjësor të kësaj partie.

Jam i bindur që të gjithë demokratët do ta mbështesin dhe unë do ti drejtohem çdo instrument që ky të bëhet ligj në partinë tonë”, tha Kadilli.

Ai thotë se nuk e ka uruar Lulzim Bashën për fitore, pasi gara ishte e pabarabartë.

“Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj. Do ta uroja nëse do të dilte fitues nga një garë e barabartë.  Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë prapa. Në parti vijmë sepse kemi ide, bindje dhe interesa të përafërta” u shpreh Kadilli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here