Google search engine
Home Sport Kosova po bën llogaritë për të mbajtur vendin e dytë, duel direkt...

Kosova po bën llogaritë për të mbajtur vendin e dytë, duel direkt me Irlandën

0
8

Ndërkohë që Shqipëria e siguroi vendin e parë në grupin 1 të Ligës C të Kombeve dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën B, duket se për Kosovën ende do mundim e sakrificë për të mbajtur të paktën vendin e dytë në grupin e saj në Ligën B. Kështu, Kosova barazoi me Izraelin 0-0 në pasditen e së shtunës, ndërsa Austria mundi Irlandën 1-0. Rezultate këto që e mbajnë skuadrën dardane në vendin e dytë në Grupin B3 të Nations League. Skuadra e Franko Fodës do të mbyllë këtë kompeticion pikërisht me ndeshjen ndaj Irlandës me kombëtaren e Kosovës ku do të vendoset përfundimisht se cila skuadër do të renditet në vendin e dytë.

Klasifikimi sheh Austrinë që e blindoi përfundimisht vendin e parë duke siguruar ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm të Nations League. Kosova është e dyta me 6 pikë dhe Irlanda e treta me 5 pikë dhe pikërisht kjo sfidë mes këtyre dy të fundit është vendimtare. Për Kosovën, tashmë është e qartë, edhe një barazim do t’i mjaftonte për të ruajtur vendin e dytë pasi do të shkonte në 7 pikë dhe Irlanda në 6. Në një skenar të tillë, skuadra e Franko Fodës do të siguronte pjesëmarrjen në ndeshjet e “play-off”-it për ngjitjen në Ligën A, pasi qëndrimin në Ligën B e ka të siguruar pas barazimit me Izraelin. Në “play-off”-in për ngjitjen në Ligën A, Kosovës do t’i takonte të luante me një prej skuadrave të vendit të tretë në Ligën A.

Por pozicionimi në vendin e dytë në grup të Nations League ka një rëndësi për Kosovën edhe për kualifikueset e Kampionatit Evropian të 2028, pasi renditja përfundimtare e Nations League ndikon në përcaktimin e vazove për shortin e këtyre kualifikueseve që do të hidhet në 6 dhjetor. Prandaj edhe ndeshja në Dublin merr një peshë të madhe për Kosovën në objektivin e saj për të zënë vendin e dytë në Grupin B3 me ‘Dardanët’ që kanë dy rezultate në dispozicion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here