Analisti i njohur nxjerr prapaskenat e forta: Nëse provohet kjo gjë për Lulzim Bashën, do të ishte një lajm shumë i keq

0
202

Analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Sipas Andonit, procesi zgjedhor në PD nuk ka qenë normal dhe tha se zërat kundërshtarë nuk do të munden më të kontribuojnë në PD me një fitore të Bashës

“Fitorja e Lulzim Bashës ishte e parathënë, mjaftoje që të shihej siguria që ai manifestonte. Nuk mu duk normale përditësimi i listave dhe asaj ajo që bëri Gjanaj në lidhje me vëzhguesit e z. Shehaj, sepse duhet të ishte i baraslarguar. Mua më vjen keq mungesa e madhe e personave në lista e PD-së që nuk kishin emrat. Kjo tregon se një proces i tillë zgjedhor nuk ka qenë normal. Ne e dimë se edhe po të kishte qenë normal Basha sërish do të fitonte. Për kjo sjellje tregon një vazhdim të krizës në PD. Zërat kundërshtarë besoj se nuk do të munden më të kontribuojnë në PD, nëse zgjedhjet do të vazhdojnë në këtë trend e shoh të vështirë këtë”, tha Andoni.

Andoni shtoi se lajm përbëri edhe Berisha për ardhjen e tij në krye të PD-së sërish, edhe pse sipas Andoni nuk ka të njëjtën peshë që ka pasur dikur.

“Nëse provohet se njëri ose dy kandidatë kanë qenë të promovuar nga Basha do të ishte një lajm shumë i keq. Mendoj se Agron Shehaj ka punuar shumë mirë me teoritë e motivimit edhe si biznesmen, por nuk shoh një staturë që të krijojë një frymë në PD-së për shkak të kohës së shkurtër që ka në parti. Po ashtu, lajm përbëri edhe Berisha për ardhjen e tij në krye të PD-së sërish. Unë besoj se nuk ka të njëjtën peshë që ka pasur, por sërish po e mban të lidhur PD-së pas vetes së tij. Mendoj se një nga gabimet më të mëdha të kandidatëve ishte se në lidhje me Berishën, këtë të fundit e ndanin me SHBA-në, por nuk mbanin një qëndrim”, tha ai për Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here