BEFASUESE!/ Olsian Çela: Ky është qyteti me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri për 2020

0
80

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve raportoi për kriminalitetin në vend për vitin 2020 dhe tha se Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë.

Lidhur me pyetjen se çfarë është pasur parasysh kur është përcaktuar se për vitin 2020 Gjirokastra ka qenë rrethi me kriminalitetin më të madh, kryeprokurori tha se është keqkuptuar.

“Kjo është kthyer në një çështje që është përmendur dhe në media ka keqkuptim si është perceptuar e dhëna, ka të bëjë me krimin për 100 mijë banorë. Në këtë kuadër Gjirokastra ka një % të lartë të çështjeve të regjistruara, por s’do të thotë se është prokuroria me procedimet penale me kriminalitetin më të lartë.

Kjo lidhet me disa faktorë të tjerë lidhet me nivelin e ndërgjegjësimit që kanë qytetarët për t’ju drejtuar institucioneve, veprat problematike nuk lidhen me qarkun e Gjirokastrës por lidhen me qytete të tjera që dihen dhe nga ju e publiku”, tha Çela.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj