Kryetari i Devollit shpërthen ndaj Lulzim Bashës: Ndihem i fyer! Si ka mundësi që i përjashtove nga…

0
191

Kryetari i degës demokratike në Devoll, Arben Miza ka refuzuar të votojë. Ai thotë se preferoi të ishte me demokratët e vjetër që nuk e gjetën emrin në listë, duke e quajtur këtë ofenduese.

“Si ka mundësi që demokratë të vjetër të përjashtohen nga kjo e drejtë për të votuar? Demokratë që realisht kanë luftuar dhe kanë kërkuar progresin e PD, meqë janë të thjeshtë dhe atyre ju humbet e drejta për të qenë pjesë e votimit. Kush jam unë që e kam emrin në listë të votoj? Duhet patjetër të jesh kryetar partie që të kesh emrin në listë? E mendova veten të fyer dhe thashë që dua të jem i barabartë me atë që e humbën këtë të drejtë. Është zhgënjyese lista me 998, pasi lista me anëtarëi është mbi 2200. Ndodh ndryshe nga zgjedhjet që u bënë në tetor të vitit të kaluar.”, tha mes të tjerash Miza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here