Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon ‘flakë për flakë’ ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

0
318

Maturantët e Tiranës janë zhvendosur para Qendrës për Shërbimin Arsimor duke protestuar për provimin e djeshëm të Matematikës.

Ata ndihen të zhgënjyer nga QSHA pasi teza ishte tepër e vështirë dhe nuk ishte ashtu siç ata kishin deklaruar më parë se teza do të ishte e nivelit mesatar.

  • Përmes një reagimi në facebook Ministrja Kushi u jep te drejtë maturantëve dhe kërkon rishikimin e mënyrës së vlerësimit në rast se vështirësia e testit tejkalon parashikimet.

“”Të dashur maturantë, Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.  Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here