Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Policisë dhe banorëve të Lumasit gjatë protestës së ditës së sotme.
“Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët.”
Kjo është thirrja që dëgjohet në përplasjen mes policisë dhe banorëve të Lumasit.
“Kërkojmë të drejtën tonë që ushqehemi me këtë pasuri. Ai burim është nga Perëndia, e ka nxjerrë në sipërfaqe dhe jo ta fusim në dhe ta fshehim. Iku koha e Enver Hoxhës, iku zotërinj. I bëj thirrje policisë që është zonë e mbrojtur e kategorisë së drejtë. Unë jam socialist prej 30 vjetësh dhe këtë pasuri nuk ma kanë marrë, e dinë që të gjithë.”
Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për kundërshtimin e projektit të Bashkisë për ndërtimin e një ujësjellësi.