Google search engine
Home Aktualitet ‘Shefi i unazës’, kush është shqiptari që ra sot në prangat e...

‘Shefi i unazës’, kush është shqiptari që ra sot në prangat e policisë, mediat greke zbardhin CV kriminale të Gjergji Kapaj

0
437

Ditën e sotme policia greke ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal, ku në pranga është ‘shefi i një unaze’ të trafikut të drogës që sillej nga Holanda në Mykonos, kryesisht kokainë.

Mediat greke shkruajnë se Kapaj ka një CV mjaft të pasur. Ai rezulton të jetë dënuar me më shumë se 47 vite burg, por në vitin 2015 është lënë i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.

Kapaj ka bërë dhe një arratisje spektakolare nga burgu i Trikalasë në vitin 2012. Teksa transportohej në spital, pasi ishte plagosur, Kapaj me katër bashkëpunëtorë kërcënuan efektivët me kallashnikovë dhe u arratisën, por në të njëjtën ditë u vunë në pranga.

Skeda e Gjergji Kapajt:

Më 18-07-2012 u arrestua për “Rezistencë”, “shkelje të ligjit për drogën”, “Për armët”, u kap me kanabis dhe një automatik, 3 pistoleta dhe 207 gëzhoja.

Një muaj më vonë u plagos  në burg dhe teksa shkonte në Spitalin e Trikalës, me ndihmën e katër personave dhe nën kërcënimin e kallashnikovëve, ata i u arratis bashkë me shoqëruesit, por u kap në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes në varrezat e Kokkinos Mylos pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Më 12-10-2012 i rënduan veprat penale “vrasje në tentative”, “arratisje nga vendi i të burgosurit”.

Më 30-11-2015 ai u dënua me 47 vjet e gjashtë muaj burg, por u la i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.

Më 11-10-2017 ai u arrestua nga policia e Sigurimit.

Sot Gjergji Kapaj u vu sërish në pranga. Pas katër vitesh liri ai do të duhet të përballet sërish me qelitë e burgut e këtë herë për trafik droge.

‘Shefi i unazës’, kush është shqiptari që ra sot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here