Google search engine
Home Bota Inteligjenca britanike nxjerr informacionin shokues për origjinën e koronavirusit

Inteligjenca britanike nxjerr informacionin shokues për origjinën e koronavirusit

0
243

Shërbimi i Inteligjencës britanike është shprehur se pandemia Covid e kishte pikënisjen nga laboratori i kërkimeve në Wuhan të Kinës. Pas një rivlerësimi, tashmë agjentët po hetojnë një “rrjedhje” të mundshme nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, pasi më parë edhe agjencitë amerikane deklaruan se Covid ka dalë nga ky laborator. Gjithashtu pak ditë më parë SHBA pohoi se tre studiues nga laboratori i Wuhan që bënë kërkime mbi Covid-19 u sëmurën që në nëntor të vitit 2019, vetëm disa javë para se virusi të shfaqej si një sëmundje misterioze. Atyre iu desh të shtroheshin menjëherë në spital pasi shfaqën shenja të rënda të sëmundjes.

Nga ana tjetër Instituti i Virologjisë në Wuhan i ka mohuar akuzat dhe një grup shkencëtarësh kanë thënë se origjina e virusit është ende e paqartë dhe teoria duhet të merret seriozisht derisa një kërkim rigoroz i udhëhequr nga të dhënat, të vërtetojë se është e gabuar. Covid-19 u shfaq në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019 dhe u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, duke infektuar më shumë se 167 milion njerëz dhe duke vrarë gati 3.5 milion deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here