“Përqafime, jo plumba”/ Karteli gjen emrat e policëve, shkon i vret nëpër shtëpi

0
226

Karteli famëkeq i dhunshëm i Jalisco-s i është përgjigjur fushatës së Policisë së Meksikës “përqafime, jo plumba” me fushatën e vet: karteli ka rrëmbyer disa anëtarë të një force elite policore në rajonin Guanajuato, i torturoi për t’u marrë emra dhe adresa të kolegëve të tyre dhe tani po ndjek dhe vret policë në shtëpitë e tyre, në ditën e pushimit, në sy të familjeve të tyre.

Është një lloj sulmi i drejtpërdrejtë ndaj oficerëve që rrallë shihet jashtë kombeve të Amerikës Qendrore të prekur nga bandat dhe përbën sfidën më të drejtpërdrejtë të politikës së Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur dhunën dhe për të zmbrapsur çdo lloj lufte mbi kartelet.

Por karteli tashmë i ka shpallur luftë qeverisë, me synimin për të zhdukur një forcë elitare shtetërore të njohur si grupi taktik që banda akuzon për trajtimin e padrejtë të anëtarëve të saj.

“Nëse doni luftë, luftë do keni. Ne tashmë e kemi provuar që dimë ku t’ju gjejmë. Po vijmë për të gjithë ju,” shkruhej në një banderolë të varur në një ndërtesë në Guanajuato, në maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here