Google search engine
Home Aktualitet Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji/ “Shtepia e barit” në Fushë-Krujë, shikoni çfarë ndodhte...

Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji/ “Shtepia e barit” në Fushë-Krujë, shikoni çfarë ndodhte në bodrumin e vilës luksoze

0
473

RENEA, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit kanë zbarkuar ditën e sotme në zonën e Niklës në Fushë Krujë, ku po zhvillojnë një operacion të madh antidrogë, për zbulimin e parcelave me kanabis.

Tashmë trafikantët shqiptarë duket se kanë ndryshuar strategji, pasi nga mbjellja e kanabisit në parcela të hapura, po kultivojnë drogë brenda në shtëpi.

Deri tani raportohet se është zbuluar se në bodrumin e një vile ishte ngritur një serë droge.

Siç mund të shihni në pamjet e mëposhtme, trafikantët kanë ndërtuar një shtëpi bari, një model që aplikohet kryesisht në Britani të Madhe.

Bimët në lartësi rreth 2 metër janë të mbuluar me plastmas për ti shpëtuar të ftohtit, por edhe policisë.

Sipas Top News, deri tani mësohet se janë shoqëruar 10 persona. Kontrolli vjen pas monitorimeve me dronë nga Policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF.

FOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohet
FOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohet
FOTOT/ Trafikantët shqiptarë ndryshojnë strategji, zbulohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here