Google search engine
Home Politike “Ke dhe familjen Haklaj”/ Trondit Fatos Klosi, tregon faktet e rënda për...

“Ke dhe familjen Haklaj”/ Trondit Fatos Klosi, tregon faktet e rënda për Sali Berishën: Janë më shumë se sa e akuzon SHBA, urdhrat e tij kanë çuar në vrasje

0
376

Ish-drejtor i SHISH, Fatos Klosi, ka folur sërish për shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.

Klosi u kthye pas në kohë duke folur për mënyrën se si ka qeverisur Berisha, e madje shtoi se urdhrat e tij kanë çuar edhe në vrasje.

Sipas Klosit, gjynahet e tij janë shumë më shumë se sa aq sa e akuzon SHBA.

“Kam artikuluar vrasje sepse e gjithë situate e 97 u lidh me këmbënguljen e Berishës por mos të lënë detyrën, donte të tregonte që ishte i forti, dhe pati qindra të vrarë.

Ai u rizgjodh President kur në rrugë vriteshin njerëz, dhe u mburr në parlament. S’ja drejtoj gishtin Saliut sigurisht se s’ka marrë pjesë ai, se është i zgjuar, por sigurisht urdhrat e tij kanë çuar në vrasje.

Po ashtu ke dhe familjen Haklaj. Tregonte mënyrën se si i drejtonte vartësit të tjera. Ai ka dhe gjynahe të tjera përveç të asaj që e akuzon SHBA,” tha Klosi në “Breaking”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here