Google search engine
Home Aktualitet Çfarë dyshohet? Policia e Elbasanit nën hetim për ekzekutimin e biznesmenit Everest...

Çfarë dyshohet? Policia e Elbasanit nën hetim për ekzekutimin e biznesmenit Everest Cakës që ndodhi në mes të qytetit

0
238

Drejtoria Standardeve Profesionale dhe SHCBA bëhet me dije se ka vënë nën hetim Policinë e Elbasanit në lidhje me vrasjen e Everest Cakës.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 11 majit në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari dhe u plagos gruaja e tij, Silvana Caka.

Sipas Dorjana Bezatit, nga analizimi i rastit është parë se pas sinjalizimit në sallën operative për një ngjarje me armë, patrulla ka shkuar afër vendngjarjes, por jo tek vendi ku ndodhi krimi, duke sjellë kështu vonesë në reagim.

Po ashtu sipas analizimit të veprimeve të kryera është parë vonesë edhe në ngritjen e pikave të kontrollit duke u dhënë mundësi autorëve të largohen drejt një fshati të Kavajës ku dogjën edhe mjetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here