Silva Bino nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije faktet më të reja për efikasitetin e vaksinës kineze.
Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, i referohet një studimi të publikuar më 17 maj në Kili për Coronavac. Ku shkruan se kjo vaksinë është 90,3% efektive në parandalimin e shtrimeve në kujdesin intensiv dhe 86% efektive në parandalimin e vdekjeve.
Nga studimi i perditesuar ne daten 17 Maj ne Kili per Coronavac;
– 65,3% efektive ne parandalimin e COVID -19 simptomatik
– 87% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne spital
– 90,3% efektive ne parandalimin e shtrimeve ne kujdesin intensiv
– 86% efektive ne parandalimin e vdekjeve”, shkruan Bino.
Vaksina kineze, Coronavac është një nga katër vaksinat që po përdoren në vendin tonë mes Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.







































