“Do të kemi një cunami në Shqipëri”/ Përfaqësuesi i Grupimit për Partinë Demokratike reagon për vendimin e DASH ndaj ish kryeministrit, tregon skenarët nëse do të largohet Berisha nga Basha

0
210

Kundërshatri i fortë i Lulzim Bashës, ka reaguar për vednimin e DASH për shpalljen ‘non grada’ të ish kryeministrit të vendit, Sali Berishën.

Përfaqësuesi i Grupimit për PD, Ibsen Elezi tregon dy fakte.

“S’ka vend për të gjykuar një vendim të DASH, se ky është një vendim që ka të bëjë në raport para tetë viteve, se pse është kaq e vonuar për 8 vite. Disa e lidhin me faktin se ka një reformë në drejtësi dhe kjo është e ndërvaruar. Unë mendoj se ajo që do të ketë më pas do të ketë zhvillim pozitiv, e Berisha ka marrë një ankim në gjykatë. Nëse merr vendim pozitiv është se çdokush mund të fitojë përballjen me drejtësi. Nëse del e kundërta atëherë nuk mund të ketë një pandëshkueshmëri, do të ketë një cunami në Shqipëri. Në të dyja rastet mendoj se do të jetë pozitive”, tha Elezi në emisionin “Breaking” në Top News .

Më tej Elezi theksoi se pas këtij vendimi të DASH, Berisha duhet të largohet nga PD dhe të mbrohet në mënyrë vetjake në kauzën e tij. Ndërsa aludoi se ka një pakt mes Berishës dhe Bashës, por që po jep sinjale që po shkëputen.

“Basha është një trajtë amorfe, nuk mund të jetë i prerë, e ka tipar të vetin atë. Në deklaratën e fundit në paragrafin e fundit Basha është në krah të Amerikës për të luftuar korrupsioni. Pra Basha e ka ndërprerë “deal” me Lulzin Bashën. Të gjithë njerëzit e dinë se nuk mund të largohen Berisha pa marrë njëri-tjetrin. Duhet të shohim atë”, theksoi Elezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here