Google search engine
Home Politike Shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i RTSH-së/Vendimet qe u morën në...

Shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i RTSH-së/Vendimet qe u morën në mbledhjen e këshillit të ri drejtues

0
262

Ditën e sotme u konstituuan anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja e parë konstituive u zhvillua në zyrat e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Gjatë mbledhjes, drejtuesi Leka Bungo u shpreh se sfida e anëtarëve të rinj të kësaj strukture të rëndësishme të transmetimit publik, do të jetë e të gjithë punonjësve, duke synuar rritjen e audiencës së programeve të RTSH-së.

Vendimi i mbledhjes së Këshillit Drejtues ishte lirimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së Thoma Gellci dhe dorëzimi i detyrës zv.drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka.

Në mbledhje ishin të pranishëm 9 nga 11 anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të Radio Televiziionit, Anëtari Petrit Ruka e ndoqi mbledhjen online, ndërsa Mevlan Shanaj mungoi. Në mbledhje ishin të pranishëm, Leka Bungo, kryetar, Ilir Keko, anëtar, Gëzim Podgorica, anëtar, Arlinda Reçi, anëtare, Engjell Ndocaj, anëtar, Milena Selimi, anëtare, Genc Përmeti, anëtar, Dionis Papadhimitri, anëtar dhe Thanas Goga, anëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here