Pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe LSI, KAS po rinumëron kutitë e votimit në qarkun e Beratit.
Nga 114 kuti votimi në total, deri më tani janë numëruar vetëm 4 dhe janë gjetur 11 fletë votimi të kontestuara, për të cilat KAS vendosi të ndryshojë vetëm 1 fletë ndërsa për të tjerat la në fuqi vendimin e KQZ.
“Ka pasur 11 vota të kontestuara nga PD dhe LSI dhe ka pasur vetëm një votë të ndryshuar e cila i ka shkuar LSI. Ndërsa për votat e tjera, KAS ka lënë në fuqi vendimin e KQZ. Bëhet fjalë për vota të konsideruara si të pavlefshme dhe janë kërkuar të shkojnë në favor të PD dhe LSI por KAS ka lënë në fuqi vendimin e KQZ. Procesi i rinumërimit do të zgjasë rreth dy ditë”, thuhet në njoftim.











































