Ja zyrtarët me dosje në prokurori/Meta-Berisha dhe Imami, te 3 krerë bashkish, ish-ministra dhe deputetë, zbardhen emrat

0
185

Hapja e dosjeve të bujshme dhe paralajmërimet e njerëzve të drejtësisë kanë vënë në alarm zyrtarët. Më 10 maj ishte Dita e Drejtësisë dhe u dhanë sinjale të qarta se do të ketë zhvillime të bujshme. Por kush janë njerëzit më të rrezikuar? Gazeta ka bërë një listë me disa prej zyrtarëve që janë paditur në SPAK për akuza të rënda penale. Duket theksuar se PD ka bërë shumë padi për krimet zgjedhore, por në duart e prokurorëve ka dhe doje korrupsioni që mund të rrënojnë shumë emra. Mes emrave me dosje në prokurori është presidenti Ilir Meta. Padia është bërë nga juristi Romeo Kara, i cili ka dorëzuar një kallëzim për marrëveshjen CEZ-DIA. Juristi Kara në padinë që ka bërë në prokurori, ka dorëzuar 300 faqe me informacion, ndërsa ka bërë një renditje të argumenteve të tij se përse kemi vepër penale. Janë rreth 30 argumente, ku implikojnë Metën, Berishën dhe qeverinë e asaj kohe. Fillimisht Kara ka renditur dëshmitë që ka dhënë ish-kreu i CEZ, Jozef Hejsek. Sipas tij, ky i fundit ka thënë: “Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të kryeministrit Berisha. Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala ceke filloi administrimin e OSSH-së, të sapo privatizuar në atë kohë prej tyre”. Padia u bë te Krimet e Rënda, por pas shkrirjes së saj ka kaluar në SPAK dhe kjo dosje nuk është mbyllur, por mbahet aty.

Akuzat ndaj Berishës

Një tjetër emër i njohur me dosje në prokuroi është ish-kryeministri Berisha. Përveç padisë për aferën CEZ-DIA, një dosje e fortë është dhe ajo e privatizimit të Kompleksit Partizani, ku Berisha është paditur bashkë me dhëndrin e tij dhe ish-ministrin Arben Imami. Ata akuzohen për shpërdorim detyre duke kompensuar në mënyrë të jashtëligjshme pronarët e truallit. Ai që ka përfituar në këtë mes është dhëndri i kryeministrit, i cili sot është bashkëpronar te një kompleks pallatesh të ndërtuara aty. Ndërkohë ndaj Berishës ka dhe një padi nga Izet Haxhia, ish-truproja i tij, i cili e ka paditur për 23 ngjarje të rënda, që nga 1997, vrasja e Hajdarit dhe gjithë krimet e tjera që kanë ndodhur gjatë qeverive “Berisha”.

Akuzat ndaj kryebashkiakëve

Momentalisht në SPAK janë 3 kryetarë baskie të paditur penalisht. E para që u padit është Miranda Rira, ish-kryebashkiake e Prrenjasit, paditur për shpërdorim detyre. Po për të njëjtën akuzë është paditur Xhelal Mziu, ish-kryebashkiaku i Kamzës dhe Juljana Mema, kryebashkiakja e Dimalit. Ndërkohë duhet theksuar se ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami u dërgua për gjykim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dosjet e tjera

Një dosje voluminoze është ajo e inceneratorëve, ku PD dhe LSI kanë paditur kryebashkiakun Veliaj, ish-ministrin Koka dhe disa zyrtarë të tjerë. Po ashtu kemi dosjen e koncesioneve në shëndetësi ku i paditur është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërkohë nën hetim nga SPAK është deputeti i PS, Ervin Bushati, i paditur nga PD për fshehje pasurie. Ndërkohë PD kishte paditur dhe ministret Olta Xhaçka dhe Ogerta Manstirliu, por për to nuk u gjet asnjë shkelje.

Zyrtarët me dosje në prokurori:

1.      Ilir Meta, paditur nga juristi Romeo Kara për dosjen CEZ-DIA

2.      Sali Berisha, paditur nga PS parë aferën me privatizimin e Kompleksit Partizani; paditur nga juristi Romeo Kara për aferën CEZ-DIA; Paditur nga Izet Haxhia për 23 vepra të rënda penale.

3.      Arben Imami, ish-ministër i Mbrojtjes, paditur për privatizimin e Kompleksit Partizani

4.      Miranda Rira, ish-kryebashkiake e Prrenjasit, paditur për shpërdorim detyre

5.      Xhelal Mziu, ish-kryebashkiaku i Kamzës paditur për shpërdorim detyre

6.      Juljana Mema, kryebashkiakja e Dimalit, paditur për shpërdorim detyre

7.      Padia e PD për inceneratorët, paditur Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka

8.      Padia e PD ndaj ish-ministrit Sandër Lleshaj për listat e votuesve

9.      Ilir Beqaj, paditur për koncesionet në shëndetësi

10.  Ervin Bushati, deputet i PS, paditur për fshehje pasurie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here