Ndahet përfundimisht çifti i njohur i ‘Përputhen’/ Jasmina akuzon Andin për lidhje me këngëtaren e njohur shqiptare dhe i jep fund romancës me të

0
259

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani kanë bërë të gjithë të besojnë se shumë shpejt do të përfundojnë çift. Madje dyshja ka pak kohë që u larguan nga “Përputhen” dhe u shprehën se do ta vazhdojnë njohjen jashtë programit.

  • Por, tashmë duket se çdo gjë ka përfunduar mes tyre dhe Jasmina ka fshirë çdo fotografi që kishte me të.

Ajo publikoi një fotografi të dërguar nga ndjekësit dhe tregoi se e gjithë kjo i ka ardhë në majë të hundës.

Ish-konkurrentja tha se është dalë si ‘femër e fiksuar’ para gjithë Shqipërisë, ndërsa Andi po shkon pas femrës së gabuar.

Në foton që e publikoi Jasmina, Andi shihet bashkë me Diona Fonën, teksa kjo e fundit po xhironte klipin e ri.

Jasmina aludon se ai ka diçka më shumë me të dhe përmend faktin se nuk qëndroi në ditëlindjen e Fatjonit, për të shkuar në Vlorë pasi e telefonoi ‘shoqja’.

Ndahet përfundimisht çifti i njohur i 'Përputhen'/

Në një tjetër postim, Jasmina iu drejtua me një kërkesë ndjekësve “Edhe ju lutem mos me beni me tag neper video e foto me te. Ju puc”.

Ndahet përfundimisht çifti i njohur i 'Përputhen'/

Kujtojmë se Andi ka qenë pjesë e videoklipit të fundit të Diona Fonës me titull “Sheqer”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here