Google search engine

    Tragjedia e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani në Gjirin e Lalzit/Del ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e tyre

    0
    236

    Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, që ishin zhvendosur për të jetuar në Gjir të Lalëzit.

    Nga këqyrja e tre trupit të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjore në Tiranëbëhet me dije se shkak i vdekjes është helmimi.

    Burime nga policia Durrës bënë me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundim se vdekja është nga helmi i shkaktuar nga kërpudhat.

    Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi. Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

    Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here