Google search engine

    Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: 92 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

    0
    224

    Ministria e Shëndetësisë deklaroi se nga 2851 testime kanë rezultuar pozitivë 92 raste. Ndërkohë që raportohet për 1 humbje jete në 24 orët e fundit, bëhet fjalë për vdekjen e aktorit të madh Guljelm Radoja.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

    Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me covid19 aktori Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

    Statistika (05 Maj 2021)

    Raste të reja ditore 92

    Të shëruar në 24 orë 842

    Të shtruar në spitale 112

    Humbje jete në 24 orë 1

    Testime ditore 2,851

    Testime totale 646,814

    Raste pozitive 131,419

    Raste të shëruara 113,468

    Raste Aktive 15,548

    Humbje jete 2,403

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 13096

    Fier 607

    Shkodër 370

    Durrës 246

    Korçë 238

    Gjirokastër 242

    Vlorë 240

    Elbasan 132

    Dibër 98

    Kukës 96

    Berat 95

    Lezhë 88

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here